Di Canio kritikon “look”-un e Ronaldos: I turpshëm, nuk e vesh as për gjumë

Stili i ri i veshjes, i promovuar nga Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale nuk ka kaluar pa u vënë re dhe komentuar gjatë si në mediat sportive, ashtu edhe ato të modës.

Megjithatë ish futbollisti italian, Paulo Di Canio e ka kritikuar stilin e portugezit dhe nga një studio televizive ku ishte i ftuar pas ndeshjes Parma-Inter, deklaroi se nuk do ta vishte as për të fjetur gjumë.

“Look-u i Ronaldos? Nuk do ta vishja as për të fjetur gjumë. Do të më vinte turp nga vetja edhe përpara pasqyrës, jo më të dilja me të”, deklaroi Di Canio.


Shtuar 29.06.2020 16:17