Dështoi me Rodrigon, Barcelona vihet pas serbit të Ajax

Barcelona nuk gjenë dot një zëvendësues për Luis Suarezin e dëmtuar. Opsionet kanë qenë të shumta, me Lautaro Martinez, Aubameyang, Radrigo por asnjë nga kto duket se nuk mund të zbarkojnë në katalunja.

Së fundmi Barça ka piketuar sulmuesin serb në Ajax.

Sipas Gianluca Di Marzios të Sky Sports Italia, menaxheri i Tadicit do të udhëtojë drejt Barcelonës të mërkurën për të diskutuar me drejtuesit e klubit katalonas rreth kalimit të mundshëm të serbit në Camp Nou.

Tadic pati një sezon fantastik më Ajaxin edicionin e kaluar, duke i shënuar 38 gola në të gjitha garat, ndërsa deri tani këtë sezon i ka realizuar 11 sosh.

Barcelona do t’i ketë tri ditë për të arritur marrëveshje me Ajaxin për të, pasi afati kalimtar dimëror mbyllet të premten. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 07:17