Dështimi në derbi, Valverde fajëson De Jong

Ernesto Valverde ka thënë se përjashtimi i Frenkie de Jong ka ndikuar drejtpërdrejt në dështimin e Barcelonës për ta ruajtur epërsinë dhe si pasojë për të barazuar 2:2 me Espanyolin në derbin katalonas në La Liga.

Mesfushori holandez u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 74-të, duke e lënë Barçën me një lojtar më pak në fushë për një çerek lojë.

Espanyol e shfrytëzoi përparësinë numerike në fushë dhe e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 88-të, përmes Ëu Lei, në RCDE Stadium.

“Kartoni i kuq i De Jong na dëmtoi”, tha Valverde pas ndeshjes.

“I patëm tri shanse për ta fituar ndeshjen por kundërshtari barazoi nga një mundësi që e pati. Ne e kontrolluam ndeshjen pak a shumë”, shtoi ai.

Barazimi i mbrëmshëm nënkupton se Barcelona tani ka pikë të barabarta me Real Madridin, i cili e mundi Getafen në të njëjtën ditë, në krye të La Ligës.


Shtuar 5.01.2020 08:13