“Derbi” Inter – Milan, Vieri jep parashikimin

Kristian Vieri ka luajtur derbin e Milanos, të Romës e të Madridit.

“Ndeshjet derbi janë gjithmonë të komplikuara. Në kohën time ishin edhe më të vështira sepse më markonin dy ‘mostra’ si Maldini apo Nesta. Unë nuk e kam pasur të lehtë, madje më duket se kam shënuar vetëm në një derbi. Aktualisht sulmuesit e kanë më të thjeshtë misionin e tyre”.

Si shumica e opinionit, Vieri sheh zikaltrit si favoritë për të dalë me tri pikë nga fushë të dielën mbrëma.

“Bobo” i jep një shans kuqezinjve, por me një kusht që ka lidhje me njeriun e momentit në anën tjetër të Milanos.

Ish-sulmuesi sheh te Zlatan Ibrahimoviç njeriun që mund të bëjë diferencën.

“Derbi është një përballje që nuk njeh favoritë. Për mendimin tim, nëse Milani ka Ibrahimoviçin në fushë ka shanse të bëjë diçka, përndryshe Interi ka mundësi më të madhe suksesi”, përfundoi Kristian Vieri deklaratën e tij në emisionin “Tiki Taka”.


Shtuar 5.02.2020 10:33