Derbi i Beogradit u luajt me 25.000 tifozë në stadium, “harrohet” covid-19 (FOTO LAJM)

E pabesueshme ajo që ndodhi në derbin e Beogradit, Partizan-Crvena Zvezda, e vlefshme për Kupën e Serbisë. Plot 25 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin e Partizanit, për të ndjekur këtë duel nga më të zjarrtët në botë, duke anashkaluar krejtësisht COVID-19.

Banderola, mjete piroteknike, policë më skafandra… Koronavirusi duket se i përket një epoke tjetër. Sa për kronikë, derbi i Beogradit u fitua nga Partizani me gol të Natchos e për rrjedhojë bardhezinjtë u kualifikuan në finale, ku do të përballen me Vojvodinën.


Shtuar 11.06.2020 09:54