Dëmtohet ylli i Kosovës, mungon për Baselin në Europa League

Mesfushori i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës dhe Baselit, Edon Zhegrova, e ka pësuar një lëndim në kofshë.

Baseli ka konfirmuar se lojtari i tyre, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme.

Klubi zviceran ka shtuar më tej se ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme kundër Apoel Nicosia, në kuadër të Ligës së Evropës.

Raportet e para njoftojnë se nuk bëhet djalë për ndonjë dëmtim serioz.

Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Prishtinës, në muajt e fundit ka shfaqur formë shumë të mirë te Baseli.

20-vjeçari pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian që Kosova e luan ndaj Maqedonisë së Veriut më 26 mars në Shkup.


Shtuar 19.02.2020 12:56