Dëmtohet Higuain, rrezikon mungesën kundër Milan

Gonzalo Higuain ka pësuar një lëndim gjatë seancës së sotme stërvitore.

Higuain rrezikon të humb gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milan, pas lëndimit që ka pësuar sot.

Gjendja e tij do të monitorohet gjatë ditëve në vazhdim.

Kjo do të thotë se ai mund të jetë jashtë ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Italisë, e cila luhet më 12 qershor.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet nga ekzaminimet e mëtutjeshme nga stafi mjekësor i Juves.


Shtuar 4.06.2020 15:39