Ousmane Dembele po del të jetë blerja më e dështuar e viteve të fundit nga Barcelona.
Klubi katalonas bëri të ditur, përmes një deklarate, të mërkurën se fituesi i Kupës së Botës e ka pësuar një lëndim të ri dhe data se kur pritet kthimi i tij në skuadër do të bëhet e ditur gjatë orëve në vijim.
“Testet e performuara këtë mëngjes kanë treguar se Dembele e ka shqyer tendonin proksimal të bicepsit të femurit të kofshës së djathtë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi blaugran.
“Gjatë orëve në vijim do të caktohet se çfarë trajtimi do të marrë futbollisti gjatë rikuperimit të tij”.
Lajmi i fundit që vjen nga Spanja tregon se Dembele me shumë gjasa e ka humbur tërë sezonin
Futbollisti francez ka humbur 63 ndeshje zyrtare, që nga koha kur u bë futbollist i Barcelonës