Delle Alli u tall me koronavirusin, Mourinho: S’ka nevojë të dënohet

Jose Mourinho i ka kërkuar Premier League të mos e dënojë mesfushorin Delle Alli për gjestin që bëri ndaj koronavirusit.

Anglezi rrezikon të dënohet me disa ndeshje pezullim.

Ylli i Tottenhamit kërkoi falje menjëherë pasi e postoi një video duke sugjeruar se një burrë afër tij e kishte koronavirusin.

Mesfushori e kishte incizuar atë video në aeroport dhe i ishte drejtuar një burri aziatik dhe ia kishte dorëzuar një gjel për pastrimin e duarve, duke shkruar: “Virusi duhet të jetë më i shpejtë sesa kaq për të më zënë mua”.

Ai kishte kërkuar falje menjëherë pas reagimeve të ashpra ndaj postimit të tij, duke thënë: “Nuk ishte qesharake dhe unë e kuptova këtë menjëherë dhe e fshiva postimin. E kam zhgënjyer veten dhe klubin”.

Përkundër që ka kërkuar falje, Alli mund të dënohet ende nga Federata e Futbollit e Anglisë, por Mourinho, i cili e lavdëroi anglezin për përulësinë e tij kur kërkoi falje, beson se ai tashmë ka mësuar nga gabimi i tij dhe se pezullimi nga ndeshjet do të ishte i tepërt.

“Mendoj se një pezullim do të ishte i panevojshëm, por unë s’jam askush kur vjen fjala te vendimet e tilla. Është e panevojshme sepse lojtari e kupton se gaboi, ai është fjalë i mirë dhe e ka një shok të mirë aziatik edhe në zhveshtore, të cilin e do shumë”, tha Mourinho.

“Ai mësoi nga gabimi i tij menjëherë dhe ishte i turpëruar nga ajo që ndodhi. Nuk mendoj se na duhet edhe më shumë sesa kaq”.

Koronavirusi i ka lënë të vdekur mbi 1380 persona dhe i ka infektuar mbi 64 mijë të tjerë. Shumica prej viktimave kanë qenë në Kinë.


Shtuar 15.02.2020 11:34