Debati mes kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi dhe drejtorit sportiv, Eric Abida e “turbulloi” situatën në kampin katalanas.
Menjëherë pas konfliktit mediat ngritën mundësitë e një largimi të mundshëm të Messit nga Barcelona. Për të ishin të gatshëm të investonin 5 nga skuadrat më të mira Europiane.
Por, gjeniu argjentinas nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Camp Nou’.
Burime të afërta me lojtarin kanë thënë për media të shumta se 32 vjeçari planifikon t’i shkojë deri në fund marrëveshjes aktuale që përfundon në vitin 2021, për të vendosur pastaj për të ardhmen./albeu.com/