De Jong optimist: Barcelona mund ta fitojë Championsin

Edhe pse Bacelona duket në vështirësi dhe larg formës së Barcelonës që ne njohim, De Jong beson se klubi i tij mund ta fitojë kampeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Katalanasit e kanë përfunduar në mënyre dramatike ëndrrën e shpalljes fitues i Champions në dy sezonet e fundit me disfatat tronditëse kundër Romës dhe Liverpoolit.

Megjithatë, De Jongu po shpreson që historia nuk do t’i përsëritet Barcelonës këtë sezon, tani që po afrohet përballja e Barcelonës me Napolin në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se mund ta fitojmë”, u përgjigj mesfushori në Mundo Deportivo kur u pyet për gjasat e Barcelonës për ta fituar titullin.

Quique Setien ka qenë trajner i Barcelonës që pak javë tani, pasi erdhi në vend të Ernesto Valverdes të shkarkuar, dhe De Jongut iu kërkua t’i krahasojë ata të dy.

““Ka dallime. Por, asnjëri nuk është trajner që i pëlqen vetëm të mbrohet apo vetëm të sulmojë”, shtoi holandezi.

“Ata e kanë një stil të ngjashëm, të dy duan ta kenë kontrollin e topin dhe të kenë më shumë përqindje të posedimit gjatë ndeshjes. Por detajet më të vogla dhe sistemet janë pak të ndryshme”.

Duke u përqendruar më tutje te Setien, De Jong tha se lojtarët nuk janë ende nuk i plotësuar kërkesat që ua ka bërë trajneri i ri.

“Ne jemi duke punuar shumë dhe mendoj se do të përmirësohemi shumë. Ne duhet ende të përshtatemi me taktikat e reja dhe me të gjitha gjërat e tjera që kanë ndryshuar. Por, jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë”. /


Shtuar 4.02.2020 14:49