David Silva pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Lazion ditën e hënë, duke iu bashkuar skuadrës italiane si lojtar i lirë.
34 vjeçari ka pasur oferta edhe nga MLS, konkretisht nga Inter Miami, por babai i tij ka konfirmuar se Silva dëshiron të provojë një sfidë të re në Serie A.
Bazuar në raportimet e medieve kryesore italiane, njoftimi për transferimin e David Silva te Lazio do të vijë të hënën.
Lazio i ka ofruar Silvas kontratë tri vjeçare, me një pagë të madhe dhe disa benificione tjera.
Silva ka qenë pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2020, dhe kontrata me qytetarët skadon pas përfundimit të aventurës në Ligën e Kampionëve.