Skuadra gjermane e Frankfurt ka marrë rezultatet e testeve të dyta ndaj koronavirusit, ku asnjë prej lojtarëve dhe stafit nuk ka rezultuar pozitiv.
Në përputhje me protokolin e DFL, lojtarët u janë nënshtruar testimeve, dhe gjatë mesnatës të së shtunës është mësuar se nuk ka të prekur.
Werder Bremen e Bayer Leverkusen ishin skuadrat tjera që kan publikuar rezultate nga testet e para. Ato pritet t’i kompletojnë edhe rezultatet e testimeve të dyta.