Patrick Cutrone do të kthehet sërish aty ku u rrit në Itali por jo më në San Siro te Milani.
Skuadra e Fiorentinas ka siguruar shërbimet e lojtarit italian megjithëse ende nuk ka zbarkuar në Firencë.
Gjithnjë sipas “Gianluca di Marzio”, një nga gazetarët më të mirë në botë, Cutrone shumë shpejtë do të bashkohet me “Violan”, teksa nga Fiorentina do të largohet mesfushori Cristoforo që do të nënshkruajë me Eibarin.
Kanë mbetur për t’u mësuar edhe disa pika të marrëveshje, teksa mbetet të shihet deri sonte në mbrëmje ose orët e para të ditës së nesërme nëse do të ketë zyrtarizim.