Covid-19 prezent, anullohet ndeshja e Real Madridit

Ndeshja miqësore mes Real Madridit dhe Rayo Vallecanos është anuluar.

Një futbollist i Rayo Vallecano është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus andaj ballafaqimi miqësor me Real Madridin – të mërkurën – është anuluar, raportojnë mediat spanjolle.

“Marca” raporton se një futbollist i Vallecanos dyshohet se është infektuar me COVID-19, ndërsa rezultati i testit nuk do të mbërrijë deri sot në mëngjes, shumë afër fillimit të takimit.

Në masa parandaluese kundër shpërndarjes së virusit, Rayo Vallecano ka mbajtur futbollistët në stërvitje me distancë të martën.


Shtuar 9.09.2020 07:32