Covid-19 i merr jetën gazetarit sportiv

Gazetari dhe komentatori sportiv i qytetit të Fierit, Mikel Mbriçaj ka ndërruar jetë prej COVID-19.

“BalkanWeb” raporton se Mbriçaj ushtronte profesionin e tij në Fier dhe është shuar në moshën 62-vjecare pikërisht pasi u infektua nga virusin e rrezikshëm.

Ai ishte i angazhuar në fushën e sportit dhe i mirënjohur nga komuniteti fierak, teksa nuk kanë munguar as mesazhet e ngushëllimi nga miqtë e tij të afërt apo ata që e njihnin.


Shtuar 6.10.2020 07:31