E ardhmja e Philip Coutinho i cili është ende në pronësi të Barcelonës prej kohësh është në ajër, por së fundmi trajneri i katalanasve ka folur rreth brazilianit dhe si duket rikthimi te Barcelona është mëse i mundur.
Lojtari aktualisht ndodhet në huazim te Bayern Munich, por bavarezët nuk e kanë ndërmend të paguajnë për transferimin tij të plotë.
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur për Rac1, në lidhje me kthimin e tij e tij të mundshëm në ‘Camp Nou’.
“Philippe është një lojtar i shkëlqyeshëm, është e vërtetë që unë e adhuroj”, ka deklaruar fillimisht Setien, përcjell lajmi.net.
“Në përgjithësi, ai është një lojtar i Barcelonës dhe nëse largohet nga klubi, për të duhet paguar shumë. Tani për tani, unë mendoj se do të jetë në dispozicionin tonë pas përfundimit të sezonit”.
“Nuk e di nëse ai dëshiron të kthehet ose të largohet, duhet të flas me të, por pa dyshim se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”.
Nëse Coutinho nuk qëndron te Barcelona, e ardhmja e tij mund të jetë mes skuadrave si Manchester United, Arsenal, Tottenham, Chelsea.