Coutinho drejt rikthimit në Barcelonë, zbulohet biseda me Koeman

Ronald Koeman ka filluar ta ndërtojë skemën që ka në kokë te skuadra e Barcelonës. Pasi ia bëri të ditur, Luis Suarezit se nuk e llogariste më në ekip, trajneri i blaugranëve, ka shkëmbyer disa fjalë edhe me Philippe Coutinho. Siç zbulohet nga Mundo Deportivo , ai e uroi 28 vjeçarin për fitoren e Champions League me Bayern Munich. Por kjo nuk është e gjitha.

Pasi holandezi gjatë bisedës ia ka bërë të ditur, Coutinhos, se ai është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm dhe se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm në skuadër.

Braziliani, ishte i kënaqur me zgjedhjen e trajnerit, pasi ai ëndërron të fitojë trofe të tjerë te Barça, me të cilët është nën kontratë deri në qershor 2023.


Shtuar 25.08.2020 07:42