Interi mposhti jo pa vështirësi Fiorentinën me rezultatin 2-1 dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë për herë të parë nga 2015-16.
Zikaltrit do të përballen në gjysmëfinale me Napolin në dy ndeshje që do të zhvillohen në shkurt dhe mars.
Kjo mbrëmje shënoi edhe debutimin e Christian Eriksen, i cili hyri në minutën e 66-të në vend të Alexis Sanchez, ku Conte menjëherë ndryshoi modulin e lojës nga 3-5-2 në 3-4-1-2.
“Ne nuk kemi ndërmend të përdorim Eriksen kaq shpejt, pasi ai dje filloi stërvitjen me ne, por Matias Vecino dhe Barella ishin mesfushorët e vetëm në dispozicion.
“Eriksen ka karakter dhe ngre nivelin e cilësisë së skuadrës. Shpresoj të rikthejmë më shumë lojtarë, sepse me të vërtetë jemi të kufizuar në mesfushë”.
“Ne u përpoqëm në një sistem me trikuartist pas mungesës së Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic. Eriksen mund të luajë në disa role të ndryshme dhe do të shohim, mund të jetë një opsion, por duhet të punojmë shumë më tepër”.
“Ne u detyruam të përdorim të tre sulmuesit së bashku sepse mësova për problemet në mesfushë”, përfundoi trajneri i Interit.