Çlirohen te Dortmundi, Haaland shërohet plotësisht

Erling-Braut Haaland do të jetë në dispozicion të trajnerit të Dortmund, Lucien Favre për ndeshjen e së shtunës kundër Fortuna Dusseldorf.

Sulmuesi norvegjez u dëmtua në gju në ndeshjen ndaj Bayern Munich, por fatmirësisht tashmë është rikuperuar plotësisht.

Favre së shpejti do të ketë në dispozicion edhe Marco Reus, i cili mungon që prej fillimit të shkurtit: kapiteni i verdhezinjëve mund të luaj në ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman.


Shtuar 10.06.2020 06:54