Çiklisti filmon live momentin kur helikopteri i Kobe nxirrte ende tym (VIDEO)

Legjenda e NBA-së Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna humbën jetën pas një aksidenti tragjik me helikopter me 26 janar në Calabasas.

Së fundmi e përditshmja spanjolle “Marca” ka publikuar pamjet nga vendi i tragjedisë ku u përplas helikopteri i Kobe Bryant.

Autori është një çiklist i panjohur i cili ka filmuar me celularin e tij kur dëgjoi zhurmën dhe shpërthimin e tmerrshëm.

Në ato momente nuk e kishte idenë se çfarë po regjistronte, pasi legjenda e basketbollit humbi jetën në moshën 41-vjeçare.


Shtuar 12.02.2020 10:48