Chelsea ka transferuar Kai Havertz nga Leverkusen.
Gjermani i talentuar ka firmosur për pesë vjet me klubin nga Londra teksa më herët Chelsea firmosi me gjermanin tjetër, Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chillwell e Thiago Silvan.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që gjendem këtu. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që të jem pjesë e një klubi të madh si Chelsea. Mezi pres të takoi njerëzit në klub. Po, jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë Havertz.
Transferimi i tij i ka kushtuar Chelseat reth 80 milionë euro, raportojnë mediat angleze.