Chelsea në pritje të ofertës më të mirë për Alonson

Ditët e Marcos Alonso në Chelsea duket se janë të numëruara

Siç raporton The Telegraph, Chelsea janë të hapur për të dëgjuar ofertat për Marcos Alonso.

Ky është një sinjal i qartë për Interin të cilët ka kohë që janë të interesuar për të.

Trajneri i Interit, Antonio Conte dëshiron të punon përsëri me mbrojtësin spanjoll, por Conte shpreson që përpos Alonsos të sjell edhe sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud.

Alonso ka bërë 14 paraqitje në këtë sezon, por është zgjidhje e dytë pas Emerson Palmieri.


Shtuar 8.01.2020 07:52