Chelsea është më pranë nënshkrimit me sulmuesin belg të Napolit, Dris Mertens.
Sulmusi do të jetë agjent i lirë në fund të këtij sezoni, dhe ende po shqyrton propozimin për vazhdimin e kontratës nga Napoli.
Një nga arsyet pse belgu do të refuzonte Interin, është se nuk dëshiron të luajë kundër Napolit.
Kjo do të thotë se Mertens do të luajë jashtë Italisë, ndërsa Corriere dello Sport sugjeron se Chelsea janë favorit për nënshkrimin e tij.
33 vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2013, dhe në 226 paraqitje ka shënuar 90 gola.