Faza përgatitore e Chelsea-t nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra e Frank Lampard është goditur nga koronavirus. Pas lajmit të pak orëve më parë se 4 futbollistë të skuadrës londineze ishin izoluar për shkak të infektimit me virusin famëkeq.
Pak minuta më parë është bërë e ditur se edhe 4 lojtarë të tjerë të Chelseat janë karantinuar, për shkak të kësaj arsye. Chelsea nuk i ka zbuluar emrat, por 4 nga 8 të infektuarit përflitet se janë, Tammy Abraham, Mason Mount, Christian Pulisic dhe Fikayo Tomori.