Chelsea merr vendimin final, nuk ka reduktime të pagave

Një pjesë e mirë e skuadrave kanë pranuar reduktimin e pagave për shkak të krizës ekonomike që ka kapluar futbollin dhe jo vetëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

‘Blutë e Londrës’ kanë vendosur që masat për reduktimin në paga janë të panevojshme.

Konfirmimin për këtë vendim e ka dhënë edhe faqja zyrtare e Chelsea, me anë të një komunikate zyrtare.

Mbetet të shihet se si ky vendim do të ndikojë në ekonominë e skuadrës së Chelsea, kur kemi parasysh se shumë skuadra të mëdha kanë reduktuar pagat, për të shmangur ndonjë kolaps të mundshëm ekonomik.


Shtuar 25.04.2020 16:07