Sonte është nata e fundit i ndeshjeve të para në fazën e 1/8 të Champions League, shkruan Albeu.com
Përpos Real- City, do të luhet edhe Lyon – Juventus. “Zonja e Vjetër” nuk mendohet të ketë probleme me francezët edhe pse surprizat nuk mund të mungojnë.
Vendasit vuajnë mungesën e golashënuesit të tyre në Champions, Memphis Depay. Hollandezi ka shënuar 5 gola, por dëmtimi i rëndë e ka lënë atë për një kohë të gjatë jashtë fushave.
Nuk është vetëm Depay, Lyon do ti duhet të bëjë edhe pa, Kone, Solet, Rafael dhe Adelaide.
Në krahun tjetër edhe miqtë nuk vijnë me “arsenalin” e plotë pasi vuajn mungesat e, Khedira, Demiral, Costa dhe Pjanic.
Lyon pritet të rreshtohet me sistemin 4-2-3-1 ndërsa Juventusi me skemën klasike, 4-3-3 me vijën e sulmit që do të përbëhet nga Ronaldo, Dybala dhe Cuadrado.
Momentalisht golashënuesi më i mirë i Juventusit është Dybala me 3 gola ndërsa Ronaldo ka vetëm 2, por portugezi ka dicka më tepër , ka hyrë ne fazën kur ai “shpërthen” me gola.
“Bardhezinjtë” kanë fituar 5 ndeshjet e fundit në Champions dhe në këto 5 ndeshje ka shënuar të paktën 2 gola. /albeu.com/