CHAMPIONS/ Sonte përcaktohet finalistja e parë, Leipzig apo PSG?

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet gjysmë-finalja e parë e Ligës së Kampionëve mes RB Leipzig dhe PSG.

Leipzig në çerek-finale e mposhti Atletico Madridin kurse PSG arriti ta mposhtë Atalantan.

Sonte do të mungoj Marco Verrati në radhët e PSG-së, kurse në anën tjetër Hartmann nuk do të jetë i gatshëm për Leipzig.

Navas ende është në dyshime se a do të mund të paraqitet sonte pas lëndimit që mori kundër Atalantas.


Shtuar 18.08.2020 08:07