Pas një raundi të tretë surprizues, ku Benfika u eliminua nga PAOK, ne patëm mundësi të shikonim sonte raundin e fundit kualifikues në Ligën e Kampionëve, sërish me formatin vajtje-ardhje.
Klubi grek, nuk e ruajti këtë ecuri pozitive pasi u mposhtën nga Krasnodar në transfertë. Skuadra ruse fitoi 2-1 me përmbysje.
Red Bull Salzburg gjithashtu fitoi ndeshjen në transfertë ndaj Maccabi Tel Aviv. Një sukses 2-1 që u arrit me përmbysje nga skuadra austriake.
Dueli midis Slavia Prague dhe Midtjylland përfundoi me rezultat 0-0.
Ndeshjet e kthimit luhen me datë 30 shtator.