Cristiano Ronaldo ka treguar jo pak herë se përveç se është i mirë me këmbë e tij në fushët e futbollit, ai ka edhe vëmendjen e mirë për të zbuluar talentët e rinj në botën e futbollit.
Në vitin 2016, Ronaldo kishte dhënë pesë emra të futbollistëve që mund të kenë sukses në futboll.
“Ka shumë lojtarë me potencial. Unë po përmend Martin Odegaard, nga Real Madrid. Një 16 vjeçar, dhe ju mund ta shihni se ai është shumë i mirë. Gjithashtu Eden Hazard dhe numri 7 i Manchester United, Memphis Depay. Sigurisht Paul Pogba dhe mbase edhe Neymar”, thuhej në deklaratën e Ronaldos kur fliste për pesë futbollistët që do të kenë sukses, deklaratë kjo e bërë në vitin 2016, përcjell lajmi.net.
Por ku janë sot këta lojtarë dhe si ka shkuar karriera e tyre?
Martin Odegaard
Reprezentuesi norvegjez nënshkroi për Real Madrid në vitin 2015, duke u dërguar tek skuadra e dytë e Real Madrid fillimisht. Ai më pas kaloi në huazim në Holandë te Heerenveen, dhe pastaj te Vitesse. Këto aventura i ndihmuan të rritet në karrierë, dhe tani është pjesë e Real Sociedad, duke shënuar shtatë gola dhe tetë asistime, gjë që ka bërë që Real Madrid ta mendojë kthimin e tij këtë verë.
Eden Hazard
Ylli belg ka demonstruar si në Lille, ashtu edhe te Chelsea dhe Kombëtarja e Belgjikës që është një nga futbollistët më të mirë në botë.
Hazard te Chelsea fitoi dy tituj të Premierligës, ndërsa verën e kaluar i është bashkuar Real Madridit, por shkaku i lëndimeve ende nuk ka arritur të tregojë më të mirën nga vetja.
Memphis Depay
26 vjeçari u mendua se do të bëjë një karrierë të madhe në Evropë kur te PSV shkëlqeu duke shënuar 50 gola dhe duke asistuar 29 herë në 120 ndeshje.
Këto paraqitje i mundësuan një transferim te Manchester United në Evropë, karriera e të cilit ngeci në ‘Old Trafford’.
Holandezi në vitin 2017 u transferua te Lyon, dhe ditët më të mira për të janë kthyer, duke shënuar 53 herë në 130 ndeshje.
Paul Pogba
Mesfushori francez synoi të ishte dominues në futboll kur në fillimet e karrierës shkëlqeu në fanellën e Juventus, ku fitoi katër herë titullin e Serie A.
Në vitin 2016 ai për 105 milionë euro iu bashkua Manchester Unitedit. Por, paraqitjet e tij në ‘Old Trafford’ kanë qenë shumë të diskutuara, dhe largimi i tij këtë verë, duket shumë i mundshëm.
Neymar
28 vjeçari brazilian shihej si futbollisti që do të pasonte Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në futboll.
Në vitin 2013 Neymar u transferua te Barcelona, dhe së bashku me Messin dhe Suarez, formuan një treshe të jashtëzakonshme në fazën e sulmit.
Neymar në vitin 2017 u transferua te PSG për 222 milionë euro. Braziliani është lojtari kryesor i skuadrës franceze, por me gjithë talentin e tij, suksesi në Ligën e Kampionëve është duke iu munguar.
