Çfarë do të ndodhte nëse Messi dhe Ronaldo do të luanin me një ekip, disa nga pyetjet e mëdha që marrin përgjigje

Shumë pak besojnë se Lionel Messi do të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon në Juventus.

Por nëse do të ndodhte, si do të ishte?

Le të pezullojmë realitetin për një moment dhe të imagjinojmë që pas rivalitetit të tyre të madh La Liga Santander, si do të ishte nëse dy ikonat e mëdha të këtij shekulli do të ndanin një dhomë zhveshjeje.

Një nga rivalitet më të mëdha në të gjitha kohërat

Bird dhe Magic. Karpov dhe Kasparov. Nadal dhe Federer. Sporti ka parë disa rivalitete të mrekullueshme dhe futbolli nuk ndryshon, pasi ka pasur rivalitetin mes Messit dhe Cristianos.

T’i shohësh ata bashkë në Juventus, me siguri do të kënaqte të gjithë tifozët e futbollit.

Por, a munden tifozët e Messit të bëjnë tifo edhe për Cristianon dhe anasjelltas? A mund t’i shohim tifozët e Real Madridit dhe Barcelonës duke festuar golat e rivalëve të përbetuar?

Askush nuk do të humbte asnjë ndeshje të Juves

Të gjithë sytë do të ishin nga Torino. Kush do të dëshironte të humbiste një ndeshje ku Messi dhe Cristiano së bashku do të luanin në sulm?

Të gjithë do të abonoheshin për Serie A dhe spektakli do të ishte i garantuar.

Një mesazh për ata që dyshojnë

Messi nuk e ka fituar një titull në Ligën e Kampionëve që nga viti 2015. Cristiano nuk e ka kaluar çerekfinalen që nga largimi nga Real Madridi.

Ata janë 33 dhe 35 vjeç, ndërsa qëndrimi në majë nuk është vënë kurrë më shumë në dyshim aq sa tani. Pra, bashkimi i tyre do të ishte një mesazh sfide për pretenduesit e vendit të tyre, të tillë si Neymar, Kylian Mbappe, Robert Leëandoëski, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland.

Duke u bashkuar, ata do ta bënin veten më të fortë.

Një Juventus i artë

Nëse Messi kalon atje, “Zonja e Vjetër” do të kishte papritmas brenda ekipit 11 çmime të “Topi të Artë”, 10 “Këpuca të Arta Evropiane”, nëntë tituj të Ligës së Kampionëve dhe më shumë se 1200 gola.

Ata do të ishin favoritët për të fituar çdo titull.

Juve mund të hakmerret për humbjet e tyre në Evropë

Të dy finalet e fundit të humbura në Ligën e Kampionëve nga Juventusi, janë humbur kundër Messit me Barcelonën në vitin 2015, dhe kundër Cristianos me Real Madridin në vitin 2017.

Duke i sjellë në Torino të dy, juve do të hiqte pengesat që i kanë ndaluar ata të fitojnë Ligën e Kampionëve që nga viti 1996.

Vetë Messi dhe Cristiano, së bashku kanë humbur vetëm një finale të Ligës së Kampionëve – kur Barcelona e mundi Manchester United në vitin 2009.

Kush do t’i gjuante penalltitë?

Një martesë e përsosur ekziston vetëm në filma. Cristiano ka shënuar 14 penallti sezonin e kaluar dhe do të ishte i lumtur që të mbante këtë burim kaq fitimprurës të golave?

Do të dukej ideale që Messi të ishte asistues i Cristianos, duke pasur parasysh personalitetin jo-egoist dhe krijues të argjentinasit.

Roli i Pirlos

Të gjitha këtyre pyetjeve, përgjigjeje do të duhet t’i jepte Andrea Pirlo. Ai pa dyshim do të ishte trajneri më i privilegjuar në historinë e futbollit dhe i vetmi që do të thoshte se i ka menaxhuar dy më të mëdhenjtë.

Ai do të mund të ishte Zinedine Zidane për Cristianon, dhe Pep Guardiola për Messin .

Një presion i tillë në sezonin e tij të parë në klub do të ishte i jashtëzakonshëm, dhe jo ajo që ai mund të kishte imagjinuar kur u bë trajner i ekipit rezervë të klubit.

Por për fat të mirë – kjo gjë nuk do të ndodhë. Gjasat janë nën zero.

/Telegrafi/


Shtuar 3.09.2020 16:45