Cavani shumë pranë transferimit te Man.United, kaq do të përfitojë në sezon

Edinson Cavani do të jetë përforcimi i radhës te Manchester United.

Sulmuesi uruguaian është pa skuadër tash e pak kohë, por tashmë do të vazhdojë me një aventurë në Premierligë.

‘Goal’ mund të konfirmojë se lojtari ka marrëveshje me skuadrën nga ‘Old Trafford’ dhe zyrtarizimi është qështje kohe.

Lojtari kishte ofertë për të fituar 9 milionë euro për sezon tek Atletico, por kjo ofertë u eklipsua nga Man Utd.

Tashmë, Edi Cavani pritet që me Man Utd të fitojë deri në 11 milionë euro në sezon. Zyrtarizimi punë orësh.


Shtuar 5.10.2020 12:17