Edison Cavani është i vendosur të largohet nga PSG.
Ylli uruguaian i futbollit, Edinson Cavani, do të kërkojë për një aventurë të re gjatë merkatos së verës.
‘UOL Esporte’ shkruan se sulmuesi i PSG po shtynë me të gjitha forcat për një transferim tek Atletico Madrid.
Kontrata e lojtarit skadon gjatë kësaj vere, dhe nuk dëshiron të humb kohë aspak.
Një tjetër skuadër që lidhet me emrin e Cavani është ajo e Manchester United, por duket se Spanja është destinacion më i preferuar për yllin e PSG.