Cavani drejt rikthimit në Serie A, por jo te Napoli

Sulmuesi 33-vjeçar ka përfunduar përvojën e tij në Paris Saint-Germain, pasi marrëveshja e tij skadon nesër.

Atletico Madrid, Inter dhe Newcastle United kanë qenë gjithashtu të lidhur, por Roma po shfaqet si pretendentë shumë i fortë për firmën e tij.

Sipas reporterit të Sport 890, Gonzalo Ronchi, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në bisedimet midis Romës dhe Cavani.

Klubi i Serie A është duke i propozuar një kontratë tre vjeçare sulmuesit uruguajan.

Do të ishte një rikthim në Itali për Cavani, i cili kishte veshur fanellën e Palermos nga 2007-10, dhe te Napoli deri në 2013-ën. /


Shtuar 30.06.2020 07:23