Casillas zbulon pengun e vetëm 5 vite pas largimit nga Real Madridi

Casillas do të mbetet gjithmonë një ikonë e skuadrës së Real Madrid, ashtu sikur e kombëtares së Spanjës.

Portieri spanjoll korri suksese të mëdha me skuadrën e Real Madrid, deri kur u largua nga aty, pesë vite më parë.

Përmes një shkrimi në ‘Instagram’, portieri ka kujtuar kohën kur u largua nga ‘Santiago Bernabeu’, duke zbuluar edhe një pishman.

“Unë rrall flas për largimin nga Real Madrid. Mbajta një konferencë për medie i vetëm, ishte gabim, dhe pastaj u largova”, ka thënë Casillas, transmeton lajmi.net.

“5 vite kanë kaluar që atëherë. 5 vite që kur kalova kufirin që më dërgoi në Portugali”, ka shtuar spanjolli.

Casillas vendosi këtë shkrim së bashku me një fotografi nga fitorja 7-3 e Real Madrid kundër Getafe.


Shtuar 24.05.2020 09:51