Casemiro zbulon rëndësinë e Kroos te Raeli: Lojtari që vendos për çdo gjë

Mesfushori brazilian i Real Madrid, Casemiro, nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e tij të skuadrës, Toni Kroos.

Kroos, gjermani që luan në mesfushën e Real Madrid tash e disa vite, po vazhdon të tregojë formë jashtëzakonisht të lartë.

Sipas fjalëve të Casemiro, është pikërisht gjermani ai që vendos gjithçka sa i përket lojës së ‘Los Blancos’.

“Loja e Real Madrid gjithmonë ndjek ritmin e Toni Kroos”, ka thënë Casemiro.

“Nëse ai dëshiron që skuadra të ngadalësojë, ne ngadalësojmë. Nëse ai dëshiron të shpejtojmë, ne shpejtojmë”.

“Është ai që vendos për gjithçka”, shtoi mes tjerash braziliani.

Kroos dhe Casemiro kanë qenë të paprekur në mesfushën e Real Madrid gjatë viteve të fundit, duke i siguruar skuadrës edhe triumfet në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 23.06.2020 09:50