Ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit, Antonio Casano ka dhënë një intervistë interesante, ku ka prekur shumë tema të ndryshme.
Ai ka folur për karrierën e tij, Real Madridin, si dhe ka zgjedhur në mes të Ronaldos dhe Messit.
“Unë jam talenti më i madh i viteve të fundit. Është një gjë të jesh profesionist, është tjetër të luftosh me të gjithë pa ndonjë arsye. Kam kapërcyer kufirin shumë herë“.
Real Madrid: “Nëse në 23 vjeç nuk e shfrytëzoni atë mundësi … Të gjithë do të paguanin nga xhepat e tyre për të shkuar në Real Madrid dhe në vend të kësaj unë dëgjova veten time, duke bërë edhe gabime të bujshme. Është marrëzia më e madhe që kam bërë në futboll: kam qenë në klubin më të madh në histori, me lojtarët më të mëdhenj të momentit dhe në vend të kësaj e hodha atë mundësi nga dritarja. Capello bëri shumë për mua, isha unë që bëra pak për të“.
Milan: “Unë kam folur gjithmonë mirë për njerëzit, se si e kam gjetur veten time, kam pasur probleme vetëm me Gallianin. Doja rinovimin me çdo kusht dhe ata merreshin vetëm me ata që kishin vetëm një vit kontratë. Ibra? Ai gjithmonë dëshironte të luante me mua“.
Messi dhe Ronaldo: “Cristiano është kampion, por ai kurrë nuk do të arrij të jetë si Leo“.