Caktohet takimi mes babait të Messit dhe Bartomeut, ky është plani

Babai i Leo Messi, Jorge Messi, i cili ndodhet aktualisht në Rosario, Argjentinë, planifikon të kthehet në Barcelonë javën që po nis.

Te Barça e kanë të qartë se presidenti Bartomeu dhe Jorge Messi janë në kontakte të vazhdueshme, pavarësisht tensionit që është krijuar midis kapitenit dhe klubit, pasi Leo kërkoi të largohej falas nëpërmjet një “burofax”-I, të martën e kaluar.

Në lëvizje e tillë radikale nuk pritej në klub dhe, për më tepër, pa njoftim paraprak nga Messi dhe avokatët e tij.

Sidoqoftë, nga Barça kontaktet me babanë e lojtarit dhe madje edhe me vetë futbollistin nuk janë mbyllur.

Presidenti Bartomeu është i gatshëm të takohet me Jorge Messin, në parim, të mërkurën.

Sigurisht, secila palë do të shkojë me një plan shumë të qartë dhe të përcaktuar, por vështirë se do të ketë një marrëveshje. Sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta dhe nuk duket se ato do të ndryshojnë shumë përpara samitit të radhës.

Qëllimi i babait të Messit është që, në mënyrë të qytetëruar dhe miqësore, të gjejë rrugën për ta larguar djalin e tij me marrëveshje, pavarësisht faktit që Leo ka zgjedhur të shtrëngojë litarin, duke mos shkuar në testet PCR dhe përgatitijet parasezonale.

Jorge Messi shpreson të gjejë mirëkuptim tek presidenti Bartomeu, duke i shpjeguar se djali i tij preferon të largohet, pasi është lodhur nga dështimet në Ligën e Kampionëve, me kulmin që arriti në Lisbonë, me humbjen poshtëruese 2-8 ndaj Bayernit.

Messi dëshiron të bëhet pjesë e një projekti të ri për të fituar në Evropë dhe jo të qëndrojë te Barça, ku Koeman do të ketë dorë të hekurt.


Shtuar 31.08.2020 06:31