Buzëqesh Kosova, Lazio lejon Muriqin ti bashkohet kombëtares

Vedat Muriqi do të jetë në dispozicion për Kosovën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Kosova do të mund të llogarisë në Vedat Muriqin për ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut.

Gazetari i SuperSport Kosova, Arlind Sadiku ka njoftuar se klubi nga Serie A ka liruar përforcimin e ri të jetë në dispozicion të Kombëtares për tri ballafaqimet e ardhshme.

Muriqi sapo është shëruar nga COVID-19 dhe ka filluar stërvitjet me ekipin e tij të ri.

Mirëpo, paraqitja e tij, edhe pse ishte ftuar nga Bernard Challenges, për duelin ndaj Maqedonisë së Veriut ishte në dyshim.


Shtuar 6.10.2020 11:36