Sergio Busquets ka dhënë mendimet e tij mbi rifillimin e mundshëm të sezonit.
Në Spanjë sikur në shumë vende të Evropës aktivitetet sportive vazhdojnë të jenë të suspenduara për afat të pacaktuara.
Maji pritet të jetë muaji kur do të rifillojnë këto aktivitete, por ka prej sportistëve që janë pesimist.
Një nga ta është edhe ylli i Barcelonës Sergio Busquets i cili e sheh të vështirë rifillimin e sezonit.
“Është e vështirë për t’u kapur nga logjika. Masat janë shumë strikte, nuk e di nëse duhej të ishin kështu. Por, do të jetë e vështirë të rikthehemi”, ka thënë Busquets, transmeton lajmi.net.
Busquets qëndron në të njëjtën linjë të mendimit me Quique Setien, trajnerin e tij.
Barcelona është lidere aktuale e La Liga, me 11 ndeshje para fundit të sezonit (të rregullt).