Pas Tottenham dhe Manchester United një tjetër klubi Premier Leagua ka hyrë në garë për yllin Kosovar.
Burnley e ka bërë një ofertë prej 28 milionë eurosh për Vedat Muriqin.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, “Milliyet”.
Burnley do t’i rivalizojë Tottenhamin e Manchester Unitedin në garë për përfaqësuesin kosovar.
Muriqi po shkëlqen këtë sezon në fanellën e Fenerbahçes, me të cilën i ka realizuar 13 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime në 20 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.
Muriqi sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Fenerbahçe deri në verën që vjen, ndërsa më pas mund të transferohet në Premierligë.