Bournemouth konfirmon se 1 nga 2 lojtarët e prekur me koronavirus i përket atyre

Mbrëmë janë publikuar rezultatet e 996 të testuarve nga Premierliga, ku vetëm dy raste ishin pozitive.

Bëhej fjalë për dy lojtarë nga dy skuadra të ndryshme, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur për publikun.

Sot, Bournemouth përmes faqes zyrtare ka njoftuar se një nga të infektuarit i takon skuadrës së tyre.

“Mund të konfirmojmë se një lojtar i infektuar është nga skuadra jonë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Bournemouth.

Për rastin tjetër, nuk dihet akoma asgjë.


Shtuar 24.05.2020 10:24