Premier League do të vijojë pa tifozë të paktën deri në tetor.
Këtë e ka kofirmuar Kryeministri i Anglisë Boris Johnson.
Sipas autoriteteve të Anglisë, do të vendosen masa të rrepta për Covid-19, pas rritjeve të rasteve ditëve të fundit.
Ndërkohë javë më parë u parashikua se rikthimi i tifozëve do të bëhej me 1 tetor, por me rritjen e rasteve me Covid-19, Ministria e Brendshme e Anglisë vendosi që ky vendim të pezullohet. /albeu.com/