Bolt apo Haaland, ky vrapim i norvegjezit i ka mahnitur të gjithë (VIDEO)

Erling Haaland është njëriu i momentit. Norvegjezi shënoi mbrëm një dopietë duke i dhënë fitoren Dortmundin ndaj PSG.

Në këtë ndeshje Haaland tregoi se ajo cka ai është në gjendje të bëjë nuk janë vetëm golat, por edhe teknika e shpejtësia.

Në pjesën e parë, pasi largoi një top nga zona, ylli i Dortmundit ka bërë një sprint të jashtëzakonshëm në kundërsulm.

Me hapa galopantë dhe shumë të shpejtë, që edhe Usain Bolt do t’i kishte zili, ai arrin si “rrufe” në zonën e francezëve.

Për 6.64 sekonda, Haland ka përshkruar një distancë prej 60 metrash, një ritëm që do ta çonte atë në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës në 60 metra.

Haaland gjithashtu ishte afër të thyente edhe rekordin e vrapimit për vetëm 30 të qindta.

Rekordi botëror është vendosur në 6.34 sekonda dhe mbahet nga Christian Coleman, i cili theu rekordin në “Albuquerque 2018”.

19-vjeçari është në një formë shumë të mirë dhe kjo video që po bën xhiron në rrjetet sociale, është një dëshmi.


Shtuar 19.02.2020 09:47