Bode i përgjigjet Gjikës për akuzat e titullit të 2011: Ju tregoj të vërtetën me Skënderbeun

Skënderbeu-Flamurtari rindizet afro një dekadë më pas.

Në sezonin 2010-2011 skuadrat luftuan për titullin deri në fund dhe ishin korçarët ata që u shpallën kampionë.

Mjaftoi një “mea culpa” e ish-arbitrit Lorenc Jemini për një penallti të gabuar të dhënë në favor të Skënderbeut atë sezon, që të nisnin polemikat nga protagonistët e kohës tashmë që kanë kaluar nëntë vite nga ndeshja e 21 shkurtit 2011.

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka thumbuar ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode. Ekskluzivisht për “Panorama Sport” vjen edhe përgjigjja e Bodes, i njohur si mbështetës i Skënderbeut.
BODE

“Nuk jam takuar asnjëherë me Shpëtim Gjikën. Unë kam qenë tifoz i Skënderbeut dhe e kam mbështetur klubin që të ndërtojë fushën e stadiumit. Sa për pretendimet e tij, ato nuk qëndrojnë”, ka thënë ndër të tjera ish-ministri i Financave.


Shtuar 26.05.2020 21:57