Blerja më e re e Barcelonës me fjalë të mëdha për Messin: Është inspirim

Ylli danez kaloi te skuadra e Barcelonës gjatë muajit shkurt, si pasojë e shumë lëndimeve te katalanët.

Martin Braithwaite kështu ka pasur mundësinë që në ‘Camp Nou’ të luajë krah Lionel Messi, dhe për të, ky i fundit është një inspirim.

“Sigurisht se ndryshon shumë”, ka thënë Braithwaite, i pyetur për lojën krah Messi.

“Ai të jep shumë vetbesim, ai mund të bëjë diferencën dhe gjithashtu më ndihmoi personalisht që të jem lojtar më i mirë, me këshilat e tij dhe atë se si duhet parë futbollin”, ka shtuar.

“Ai është një inspirim i vërtetë”, ishin fjalët e Martin Braithwaite.

Braithwaite do ta ketë të vështirë të fitojë minutat e tij në formacion, pasi është bërë e ditur se Luis Suarez do të kthehet nga lëndimi.


Shtuar 8.06.2020 13:15