Blejra e re e United zbulon arsyen e çuditshme pse zgjodhi numrin 25

Ighalo është sulmuesi më i ri Manchester United i transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi ka znuluar arsyen e çuditshme se pse ka zgjedhur numrin 25 në fanellë.

Ai iu referua ish-yllit të United Quinton Fortune, i cili vishte fanellën ne numër 25 gjatë kohës së tij në klub.

“Numri 19 nuk ishte në dispozicion. Kur isha në Watford, unë vendosa për numrin 24, 24 nuk është në dispozicion”, i tha ai MUTV. “Në Shanghai kisha numrin 9, por nuk është në dispozicion prandaj thashë 24 + 1 është 25, kështu që u pajtova”.

“Unë pashë Quinton Fortune të luajë për Man Utd, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe e di që mbajti këtë fanellë. Kështu që unë thashë 25 është mirë edhe pse nuk e mora numrin që kërkoja. Njëzet e pesë është një numër i përsosur. Një nga ato që kam veshur më parë kur isha në Premierligë”.


Shtuar 6.02.2020 11:20