Bindet Arthur, braziliani te Juventusi, Pjanic te Barcelona

Barcelona dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e Arthur Melos dhe Miralem Pjanic.

Sipas La Republicca, finalizim të marrëveshjes mund të ketë deri në fund të këtij muaji.

Arthur Melo duket se ka pranuar marrëveshje

Është e njohur prej kohësh që Barcelona dëshiron Miralem Pjanicin, dhe sipas Gianluca Di Marzio, Juventus do të lejojë largimin e tij vetëm nëse Arthur pranojë të transferohet në Torino.

Mesfushori brazilian fillimisht nuk pranonte një largim nga Barcelona, por duket se ka ndryshuar mendje.

Në marrëveshje do të hyjnë edhe dy futbollistë tjerë

Në marrëveshje do të përfshihen edhe dy futbollistë të tjerë, me Mattia Di Scigloi që do të kalojë te Barcelona, dhe Nelson Semedo te Juventus.

Raportohet se Juventus duhet të paguajë edhe 25 milionë euro tjera.


Shtuar 22.06.2020 13:20