“BILD”: Rashica nuk është më në formë

Media gjermane “BILD” ka shkruar për yllin e kombëtares së Kosovës dhe të Werderit, Milot Rashicën.

Sipas “BILD” Rashica është lojtari më i vlefshëm i skuadrës gjermane pasi ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asist.

Mirëpo sipas medias gjermane sulmuesi kosovar ka pësur një rënie të formës kohët e fundit pasi nuk ka shënuar më gola.

“BILD” ka supozuar se Rashica mund të shitet gjtë afatit kalimtar të verës për një shifër prej 40 milion eurove. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2020 07:26