Berlusconi kundër prishjes së “San Siros”: Është “La Scala” e futbollit

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi i cili me “kuqezinjtë” ka përjetuar emocione të mëdha në stadiumin mitik, “San Siro” kërkon që ky stadium të mos prishet.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, numri 1 i Monzas ka shprehur dëshirën që stadiumi mitik i Milanos të mos shembet nëse zikaltrit dhe kuqezinjtë ndërtojnë një stadium të ri, por që “San Siro” të shndërrohet në një shtëpi muze që tregon historinë e Milanit dhe Interit.

Berlusconi shtoi se “San Siro”, të cilin e cilëson “La Scala e futbollit”, është një nga stadiumet më të bukura në botë dhe për këtë arsye nuk duhet të prishet.

“Interi dhe Milani kanë nevojë për një impiant të ri më të modernizuar, por për ta bërë diçka të tillë nuk kanë pse të prishin një impiant mitik si “San Siro”, deklaroi ish-presidenti i Milanit.


Shtuar 10.02.2020 15:31